Sopranoja e njohur Inva Mula së bashku me vajzën e saj Nina kanë përcjellë një mesazh në lidhje me sigurinë rrugore për të gjithë qytetarët. Sopranoja ka sjellë në vëmendje se janë pikërisht të rinjtë ata që më së shumti nuk e përdorin rripin e sigurimit. Të gjithë mund të luajmë një rol për sigurinë rrugore shprehet Mula.
Mesazhi i plotë i Inva Mulës i sjellë nga DPSHTRR:
Sa herë e keni pyetur veten pse është e detyrueshme të lidhni rripin e sigurimit në makinë⁉️ Këtë herë na përgjigjet Inva Mula, në rolin e Ambasadores së Sigurisë Rrugore, e cila bashkë me vajzën e saj Nina, dërgojnë këtë mesazh ndërgjegjësues për të gjithë ne, shoferë/e apo pasagjerë, mbi udhëtimin e sigurt.?
✋Është befasues numri i personave që i bëjnë bisht përdorimit të rripit të sigurimit.
?Shokuese është që të rinjtë e grupmoshës ❗17-34 vjeç, kanë përqindjen më të ulët të përdorimit të rripit të sigurimit, kombinuar me përqindjen më të lartë të aksidenteve në rrugë!
✅Të gjithë mund të luajmë një rol për sigurinë rrugore, ndaj të gjithë duhet të sigurohemi ta përdorim rripin e sigurisë, qoftë si drejtues mjeti apo kur jemi pasagjerë!
?Mirënjohës për përfshirjen tuaj në shpërndarjen e këtij mesazhi me kaq rëndësi!
Jep kontributin tënd, shpëto jetë!