Fatmir Mediu doli sot në një konferencë për mediat pas vendimit të Apelit të GJKKO, i cili i hapi rrugë rihetimit dhe rigjykimit të tij ër çështjen e Gërdecit.
Mediu e konsideroi kërkesën e SPAK dhe vendimin e Apelit të GJKKO si akte në kundërshtim me Kushtetutën.
Ndërkohë, ai ka preferuar të përcjellë disa “sinjale” edhe për ish kryeministrin Sali Berisha lidhur me implikimin e djalit të tij Shkëlzen Berisha në skandalin që shkaktoi tragjedinë me 26 viktima dhe mijëra të plagosur.
“Janë fakte të pakundërshtueshme se nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec. Nuk ka asnjë presion nga ana e ministrit. Të gjitha aktet kanë qenë pjesë e konsultimit të plotë me të gjitha nivelet. Pranë ministrit nuk është prezantuar asnjë shqetësim. Jam hetuar unë dhe familja ime si asnjë politikan në shqipëri”, tha Mediu duke shtuar se:
“Po prezantoj qëndrimin tij në lidhje me veprimet e SPAK dhe vendimin e Apelit të GJKKO ku synohet edhe njëherë gjykimi im mbi tragjedinë e Gërdecit, kërkesa e SPPAK dhe vendimi i Apelit të GJKKO janë akte në kundërshtim me Kodin Penal, Kushtetutën, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjykatës Europian për të Drejtat e Njeriut, Akte që nuk sjellin asnjë dobi për drejtësinë, krijojnë precendet të rrezikshëm për lirinë e të drejtat e njeriut. Kundërshtimi im ligjor i vendimeve të SPAK dhe Apelit ët GJKKO. Keqinterpretimi i fakteve ka synuar të manipulojë opinionin publik se Ministri i Mbrojtjes ishte përgjegjës për atë tragjedi. Nuk kam reaguar në respekt të dhimbjes së atyre që pësuan humbje në atë tragjedi. Janë fakte të pakundërshtueshme që nuk kam patur lidhej direkte apo indirekte me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimit në Gërdec “, shtoi Mediu.
“Nuk mendoj se do të kthehemi në kohën e drejtësisë popullore dhe cdo procedurë që niset me indicie paligjshmërie nuk prodhon asnjëherë drejtësi. Ju mendoni se Fatmir Mediu duhet të rrijë gjatë gjithë kohës i proceduar. Kam qenë katër herë në Gjykatën e Lartë dhe në Apel ka marrë formën e prerë” tha më tej ai.
Mediu akuzoi se çështja kundër tij po përdoret politikisht. “Kush është nga mbrapa apo përpara? Kjo histori ka para, mbrapa nën dhe mbi dhe interesa nga më të ndryshimet. Fakti që është shtruar vetëm në fushata elektorale tregon se ka interes politik, ka qëllime që nuk vijnë thjesht me ligjin” deklaroi ai.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Apelit të GJKKO për çështjen e Gërdecit.