Ministri i Jashtëm italian Luigi i Maio është shprehur se do të bëjë ccmos që vendi të mos mbyllet për krishtlindje. Ai sërish bëri apel se e vetmja mënyrë për të shmangur një bllokim për Krishtlindje është vaksninimi.
“Të gjitha përshpejtimet që do të shihni në dozat e treta dhe masat që mund të mbrojnë kundër Covid, ne do t’i bëjmë të gjitha në funksion të Krishtlindjeve. Do të bëjmë çmos për të ndërtuar një vend që mund të mbetet i hapur në atë koh. Alternativa ndaj vaksinave dhe Green Pass është mbyllja dhe ne nuk duam të arrijmë në atë pikë. Duhet të bëjmë që njerëzit që nuk e kanë bërë këtë të vaksinohen”- tha ai.