Mund të ishte një skenë nga seriali i njohur i Netflix “La Casa de Papel”, por në fakt ka ndodhur prej vërteti në qytetin kolumbian, Medellín, aty ku 20 burra të maskuar patën një shkëmbim me armë zjarri me policinë, teksa hynë në një magazinë ari për ta grabitur.

Pamjet në rrjetet online treguan se si të dyshuarit u larguan me motoçikleta. Njëmbëdhjetë anëtarë të bandës u arrestuan dhe një tjetër u shtrua në spital i plagosur.

Siç u tha gazetarëve kryebashkiaku i Medellín, Daniel Quintero, kjo ishte një bandë e mirëorganizuar kriminelësh. Banda me shumë mundësi e ka planifikuar sulmin për muaj të tërë. “Le të jetë ky një mesazh për të gjithë kriminelët që mendojnë se mund të rikrijojnë Netflix këtu, jo zotërinj!”, paralajmëroi Quintero, raportojnë mediet e huaja. Policia raportohet se ka konfiskuar shtatë armë zjarri, pesë motoçikleta, gjashtë jelekë antiplumb dhe një automjet. Dy oficerë u plagosën lehtë gjatë operacionit.