Fishekzjarre, pasion… tentativë për puthje çfarë nuk ndodhi në takimin e Mikelës me Erjonin. Ata kanë vizituar qytetin e Prizrenit, por nuk kanë munguar edhe deklaratat.
Mikela i ka bërë të ditur Erjonit se pëlqimin më të madh e ka për të, pavarësisht se vonë është futur në emision.
Erjoni ka pranuar se do të heqë dorë nga Mikela vetëm nëse ajo deklarohet për një djalë tjetër në emision, ndërsa takimet e tjera nuk do ta zmbrapsin.
Mikela: Erjoni më duket karakter i fortë dhe i egër dhe unë jam i fortë dhe kur të kemi debate më duket sikur do shpërthejmë. Unë kam arritur ta kuptoj Erjonin vetëm në shikim që është i nxehur dhe kur e kam pyetur më ka thënë po kam qenë i nxehur. O Erjon e ndjen ti që unë kam pëlqim shumë të madh për ty?
Erjoni: O ty ta ha synin. Lëre ça thonë këta unë të pëlqej ty edhe ti më pëlqen mua lej ça thonë këta. Këtu djemtë heqin dorë shumë shpejt dhe kanë një ego shumë të madhe.
Arjan: Harrojnë që këtu nuk janë për egoizmin e tyre por për të fituar një vajzë.