Kryeministri Edi Rama tha se edhe mbrojtjes së territorit i është kushtuar një rëndësi e veçantë ku përmes satelitëve që do të merren dhe dronëve inteligjentë, policia do të ketë të dhënë në kohë reale të ngjarjeve që po ndodhin që nga mbeturinat, zjarret, përmbytjet apo edhe kapjen e elementëve kriminale.
“Mbrojtja inteligjente e territorit dhe e sigurisë publike hyn në një fazë tjetër, qoftë me sigurimin e satelitëve dhe dronëve inteligjentë, që do na japin të dhënë të besueshme reale ndaj ngjarjeve kriminale të mjedisit në territor që nga mbetjet tek ndërtimet pa leje dhe aspekte që ka të bëjnë më bujqësinë, hektar e kultivuar, me energjinë, burimet hidrike , zjarret dhe pa lënë mënjanë edhe luftën kundër krimit të identifikimit dhe ndjekjes së kiminelave”, tha Rama.