Në vendin tonë 47 % e popullatës ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID dhe 38 mijë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Shifrat i bëri me dije në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini. Teksa po diskutohet për marrëveshjen për vaksinat Pfizer, Tomini tha se incidenca vijon të jetë e qëndrushme.

“Vijon të jetë një situatë e qëndrueshme ne vend nga rastet me COVID. Duhet të theksojmë se kemi një incidencë të qëndrueshme vijon vaksinimi i popullatës dhe kemi në zbritje të fashës moshore të vaksinimet. Mbulesa vaksinale 47% me dozën të parë dhe 41% me dozë të dytë. 38 mijë doza të treta të aplikuara. Për dozën e tretë kanë shfaqur interes më shumë të moshuarit. PO ecim me ritme të mira në aplikimin e dozave të para dhe të dyta. Duhet të theksojmë se për marrëveshjen Pfizer, duhet një ndryshim rregullim të përgjithshëm të nenit 2. Kjo do të mundësoje që mos të bëjmë akte normative por të kemi një lehtësim për të marrë vaksinat kryesisht Pfizer, nëpërmjet donacioneve,” u shpreh tha Tomini.