Nuno espirito Santos nuk është më trajneri i Tottenham.
Klubi londinez e shkarkoi portugezin nga detyra vetëm 4 muaj pas ardhjes së tij në këtë post. disfata me Manchester United 3-0 në Tottenham Hotspur Stafdium rezultoi fatale për Nuno Espirito Santon, që në të vërtetë pagoi shtrenjtë rezultatet e dobëta të Tottenham që ka pësuar 3 humbje në 4 ndeshjet e fundit.
Nuno Espirito Santos e mori drejtimin e Tottenham në muajin qershor duke nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me londinezët. por rezultatet e skuadrës në këtë sezon kanë bërë që Tottenham të pozicionohet në vendin e 8 në klasifikim me 10 pikë më pak se Chelsea kryesues gjë që detyroi drejtuesit e Hotspur të marrin këtë vendim drastik duke e shkarkuar nga roli i trajnerit të skuadrës.
për të zëvendësuar Nuno Espirito Santo, drejtuesit e Tottenham kanë zgjedhur pikërisht Antonio Conte me të cilin kanë hyrë tashmë në kontakte me trajnerin italian që së shpejti do të udhëtojë drejt Londrës me një avion privat. në fakt Drejtori i Përgjithshëm i Tottenham, Fabio Paratici oprej kohësh kishte nisur një presimng për Conten me të cilin ka punuar kur të dy ishin pjesë e Juventusit në Serie A.
Vetë Conte dëshiron t’i kthehet profesionit të trajnerit pas një periudhe jo të shkurtër pushimi, por ai ka kërkuar garanci dhe një projekt teknik dhe ekonomik të rëndësishëm; flitet për një kontratë prej 18 muajsh me pagë 15 milionë Euro në sezon si dhe garancinë e ndërhyrjes në merkaton dimërore të transferimeve me nënshkrimin e 3-4 futbollistëve për të përforcuar skuadrën.
“E di që Nuno dhe stafi i tij donin të kishin sukses dhe më vjen keq që morëm këtë vendim-u shpreh Paratici-Nuno është një zotëri i vërtetë dhe këtu do të jetë gjithnjë i mirëpritur. Duam të falenderojmë atë dhe stafin e tij dhe t’i urojmë më të mirat për të ardhmen”.