Përgjatë ditëve të fundit në rrjet qarkulloi një foto ku pretendohej se ishte Bruno në momente intime me një vajzë.

Në puntatën e sotme të “Përputhen” kjo foto u transmetua në ekran. Bruno sqaroi se nuk është ai djali në foto dhe këtë e vërtetoi me tatuazhet në trupin e tij.

“Më vjen keq që kanë dalë këto imazhe dhe për njerëzit që janë në foto, por unë nuk jam. Unë kam tatuazh që 18 vjeç në qafë, ndërsa ai nuk e ka sepse e kam parë foton pa filtra. Nëse tregohet dhe pa filtra duket fare mirë se fytyra ime nuk përkon me fytyrën e djalit në foto. Vërtetë nuk jam aty, po nuk është diçka e bukur për t’u parë”, u shpreh ai.

Brunos i doli në krah dhe Efi e cila shtoi se edhe tatuazhi në krah ndryshon.