Alvisa u rikthye në “Përputhen” vetëm për Bashkimin, për të cilin është shprehur se ka pëlqim të fortë.
Gjatë një bisede në prapaskenë, konkurrentja është pyetur nga Azemi nëse do t’i dilte plumbit para për Bashkimin. Pa u menduar aspak, Alvisa ka dhënë një përgjigje pozitive.
“Patjetër që po. Nëse do jem me atë, po”, është shprehur ajo.