Spitali Rajonal Vlorë ka reaguar në lidhje me lajmet e pavërteta të cilat kanë qarkulluar ditën e sotme në mediat tradicionale dhe atë online, për zjarrine ashtëquajtur në repartin e kirurgjisë.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale spitali sqaron se nuk ka rënë zjarr në asnjë repart të spitalit dhe nuk ka asnje problem për pacientet. Episodi në fjalë është djegia e një aspiratori të një tualeti në dhomën e pacientit, pa asnjë pasojë.
Reagimi i plotë: Nisur nga lajmet e publikuara ne disa media, Spitali Rajonal i Vlores siguron se nuk ka rene zjarr ne asnje repart te spitalit dhe nuk ka asnje problem per pacientet.
Episodi ne fjale eshte djegia e nje aspiratori te nje tualeti ne dhomen e pacientit, pa asnje pasoje.
Marrja e masave per lajmerimin e personelit te specializuar zjarrefikes eshte pjese e protokollit te institucionit.
Spitali Rajonal Vlore eshte ne funksion te plote ne sherbim te pacienteve.