Fatos Klosi kërkon që PD të reagojë pas paralajmërimit të ambasadores, Yuri Kim se SHBA nuk do të bashkëpunojë me selinë blu, nëse drejtimim e merr Sali Berisha.
Nga emisioni “Zona Zero” në Top Newës, Klosi deklaroi se mesazhi i SHBA ishte i qartë, ndërsa u bëri thirrje demokratëve “ti thërrasin mendjes”.
“Ishte një rast shumë i veçantë deklarata e ambasadores së SHBA. Yuri Kim i dha një mesazh të qartë të gjithë atyre në PD: Ne nuk po bëjmë shaka. Sali Berisha nuk e mori parasysh ultimatumin e SHBA. Të tjerët në parti duhet ti thërrasin mendjes. Të mos hiqen si patriotë. Ne po tentojmë të futemi në botën e globalizuar.
Kjo është kundër frymës së shqiptarëve që duan të futen në BE. Lideri i botës po na e thotë qartë. Ky njeri nuk është i dëshiruar për ne. Ka ardhur një kohë e re.
Shpresoj që ka hyrë uji i SHBA në “mullirin e Bashës”. Ai e bëri një hap, duhet ta kishte bërë më përpara. Mbase duhej të ishte konsultuar, të mos e bënte natën (përjashtimin e Berishës)”, tha Fatos Klosi.
Klosi nuk e përjashton thirrjen e protestave nga Sali Berisha, por shpreson që populli të “jetë i lodhur me ish-kryeministrin.
“Do ta marr në rrugë pushtetin, thotë Berisha. Me molotov, me gjëra të tilla. Shpresoj që ky popull të jetë i lodhur”, theksoi ai.
Sipas Klosit, Berisha ishte njeriu më i rëndësishëme dhe kur ishte në opozitë, por tashmë koha e tij ka mbaruar.
“Çfarë do na sjellë ne Sali Berisha? Jam dëshmitar, Berisha ishte njeriu më i rëndësishëm edhe kur ishte në opozitë. Këshilli i Sigurimit ishte mbi qeverinë, në sektorin e sigurisë.
Në ato vite e shkëputi Shkodrën nga Shqipëria. Ai mbushte sheshet. Policia ishte në alarm të vazhdueshëm. Ai edhe në opozitë ishte shumë i rëndësishëm. Por tani amerikanët, miqtë e tij, i thanë boll. Ata që duan ta kuptojnë, e kuptojnë”, deklaroi Klosi!/