Italia planifikon të ofrojë dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit për personat e moshave nga 40 deri në 60 vjeç, nga muaji dhjetor.
“Doza e tretë është absolutisht strategjike për të ecur përpara me fushatën e vaksinimit”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza të mërkurën.
Doza përforcuese veçse u është ofruar rreth 2.5 milionë personave në këtë shtet.
Sipas Speranzas, Italia ka nisur fillimisht vaksinimin e grupeve më të cenueshne, personave mbi moshën 60-vjeçare, punëtorëve shëndetësorë dhe atyre që kanë marrë vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson, që merret vetëm një dozë.
Sa më shumë shtete që ofrojnë dozën e tretë, aq më mirë mund të kontrollohet pandemia në vjeshtë dhe dimër, ka thënë Speranza.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, deri të mërkurën, 10 nëntor, pothuajse 84 për qind e personave mbi moshën 12-vjeçare, janë vaksinuar plotësisht.