Vaksina është shpallur fjala e vitit nga leksikografët e Fjalorit anglez të Oksfordit.

Fjalët e lidhura me vaksina janë përdorur shumë më shumë më 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit, përfshirë shprehjet, vaksinim i plotë, i/e pavaksinuar dhe fushatë kundër vaksinimit.

Redaktorja e lartë në Oksford, Fiona McPherson, ka thënë se fjala vaksinë ka qenë zgjidhje e qartë, për shkak të ndikimit që ka pasur.

Sipas raportit të kësaj organizate, fjala vaksinë është regjistruar për herë të parë më 1799, ndërsa vaksinohu dhe vaksinim një vit më vonë.

Vaksina besohet se rrjedh nga fjala latine vacca, që do të thotë lopë.

Sipas raportit, kjo fjalë lidhet me punën e shkencëtarit, Edward Jenner për vaksinim kundër lisë në vitet 1790 dhe 1800.