Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video informuese për vaksinimin antiCOVID me dozën e tretë.

“Me dozën e tretë duhet të vaksinohen të gjithë personat mbi 60 vjeç me sëmundje kronike, personeli shëndetësor, personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afat-gjatë, personat mbi 18 vjeç me sëmundje të caktuara.Doza e tretë  mund të merret jo më herët se 6 muaj pas kryerjes së dozës së dytë”, thuhet në videon e publikuar nga ministrja Manastirliu.

Teksa bën me dije se vaksinat janë garantuar në çdo pikë vaksinimi, Manastirliu thekson se për vaksinimin me dozën e tretë duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes.

“Kush duhet të vaksinohet me dozën e tretë ‘booster’?
Për të forcuar mbrojtjen ndaj Covid-19, kontaktoni sa më parë mjekun tuaj të familjes.
Kemi garantuar vaksinimin anticovid në qendra shëndetësore dhe në çdo pikë vaksinimi në vend, edhe për dozën e tretë përforcuese, për të gjitha kategoritë e rrezikuara.
#Vaksinohu??
#JetaJoteVLEN♥️”, shkruan Manastirliu.

Deri tani janë kryer 1,980,231 vaksinime ndaj COVID-19 në vendin tonë. 21,572 qytetarë kanë kryer tre doza vaksine antiCOVID.