Sipas një njoftimi të kreut të shërbimit shëndetësor publik të BE-së, 10 vende të Europës janë konfirmuar tashmë 42 raste me variantin Omicron.
Andrea Amon, kryetar i Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC), tha në një konferencë të organizuar nga presidenca sllovene e BE-së se autoritetet në BE po analizonin gjashtë raste të tjera “të mundshme”.
“Rastet e konfirmuara kanë zhvilluar simptoma të lehta ose asimptomatike, megjithëse ato janë regjistruar në grupmoshat më të reja,” tha ai.
“Për të vlerësuar nëse mutacioni Omicron i shpëton imunitetit, do të duhet të presim derisa të kryhen testet laboratorike në mostrat e personave që janë shëruar, të cilat do të bëhen publike brenda dy javësh,” shtoi ai.