Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro pas mbledhjes së qeverisë ka informuar se VKM –ja që u miratua është përcaktimi i kritereve të faunës së egër. Ajo theksoi se puna fillimisht duhet të nisë nga bashkitë, të cilat duhet të identifikojnë ekosistemet.
Ministrja nuk la pa përmendur edhe Samitin e Klimës të mbajtur në Skoci, duke thënë se Shqipëria është një vend jo ndotës, por që vuan pasojat e ndryshimeve klimatike që shkaktohen nga ndotësit e mëdhenj dhe duhet të vijojë punën për mbrojtjen e ekosistemeve.
“Do vendosen kritere për mënyrën se si do përkufizohen ekosistemet. Bashkitë nuk mund të jenë pasive. VKM që u miratua është përcaktimi i kritereve të faunës së egër, bashki që kanë detyrën parësore për identifikimin e ekosistemeve dhe projektimet të planeve. Sapo jemi rikthyer nga samiti,. praktikisht patën një zë të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë që nuk janë ndotës në nivel global por janë viktima të ndryshimeve klimatike. Do na duhet të rrimë me sytë nga qielli kur të bjerë shi, por nuk duam as që të jenë në sasi të madhe sepse ka përmbytje. Duhet që Shqipëria të përfitojnë duke pasur parasysh pasojat që kanë vendet e vogla duke qenë jo ndotëse, apo fatkeqësive. Në plan është ulja me 20,9% e emetimit deri në 2030 për të shkuar në 0 në 2050-ën”, tha Kumbaro.