Inva Mula, ambasadore e sigurisë rrugore ka dhënë mesazhin e saj për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët që i bëjnë bisht vendosjes së rripit të sigurimit. Aksidentet në rrugë janë shtuar nga të rinjtë e grupmoshës 17-34 vjeç, të cilët kanë përqindjen më të ulët të përdorimit të rripit të sigurimit.

Mesazhi ndërgjegjësues i Inva Mulës, së bashku me vajzën e saj Nina kanë dërguar një mesazh ndërgjegësues për shoferë apo pasagjerë, mbi udhëtimin e sigurt.

“Është befasues numri i personave që i bëjnë bisht përdorimit të rripit të sigurimit.

Shokuese është që të rinjtë e grupmoshës ❗17-34 vjeç, kanë përqindjen më të ulët të përdorimit të rripit të sigurimit, kombinuar me përqindjen më të lartë të aksidenteve në rrugë!

Të gjithë mund të luajmë një rol për sigurinë rrugore, ndaj të gjithë duhet të sigurohemi ta përdorim rripin e sigurisë, qoftë si drejtues mjeti apo kur jemi pasagjerë!

Mirënjohës për përfshirjen tuaj në shpërndarjen e këtij mesazhi me kaq rëndësi! Jep kontributin tënd, shpëto jetë!”, thuhet në mesazhin e DPSHTRR.