Ditën e diel moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale kthjellimi. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar.

Në veriperëndim reshje shiu me intensitet të lartë me rrebeshe e rrufe. Në zonat malore në lartësitë mbi 1000 metra reshje bore me intensitet të ulët, në verilindje lokalisht reshje bore me intensitet mesatar.

Prej orëve të mesditës në jug e juglindje reshje shiu rrebeshe intensive me rrufe.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 2-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijë bregetare e zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15 deri 20 m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 4 deri 5 ballë.