Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar pas vrasjes makabre në Fier të 8-vjeçarit nga fqinji i tij Klodian Çalamani. Ajo shprehet se institucionet duhet të zbardhin çdo detaj të kësaj ngjarje që i lëndon të gjithë.
“E tronditur nga vrasja makabre në Fier. Me mendje dhe zemër pranë familjes së fëmijës në dhimbjen e tyre të paimagjinueshme.
Lus mediat të mos e rëndojnë gjendjen e familjarëve me detaje të tepërta të aktit apo vendngjarjes. U bëj thirrje institucioneve të zbardhin çdo detaj të kësaj ngjarjeje të zezë që na lëndon të gjithëve. Shpirti i tij i pafajshëm u prehtë në paqe”, shkruan Spiropali.