Sipas një raporti të ri nga WABetaInfo, WhatsApp po punon për lançimin e një veçorie të re, të quajtur Community. Kjo duhet t’i lejojë përdoruesit të krijojnë nëngrupe brenda grupeve, një lloj rrethi i kufizuar që do të shmangte shfaqjen e bisedave të mëtejshme të zgjeruara, të shkëputura nga ato kryesore dhe të menaxhohen veçmas.

Raporti thekson se ‘komunitetet’ do t’u japin administratorëve kontroll më të madh mbi grupet, ngjashëm me atë që ndodh në Discord, platforma e bisedës për videolojtare,, ku abonentët mund të krijojnë kanale brenda një serveri më të madh, të dedikuar për tituj ose zhanre të ndryshme.

Sipas dokumenteve të analizuara nga WABetaInfo, administratorët do të mund të ftojnë përdorues të tjerë në një komunitet, edhe nëse nuk është e qartë nëse këta duhet të jenë tashmë pjesëmarrës të grupit kryesor apo jo.

Ashtu si bisedat normale, dhomat e komunitetit gjithashtu do të jenë të koduara end-to-end, për siguri më të madhe. Lajmet e WhatsApp jane gjithashtu të tjera. Ekipi duket i gatshëm të lëshojë më shumë opsione për të përmirësuar përdorimin e klientit të mesazheve. Këto përfshijnë kontrolle të reja të privatësisë, kopje rezervë të koduar në renë kompjuterike dhe mbështetje për shumë pajisje, edhe nga smartphone në smartphone.