Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano. Pas takimit ambasadorja dhe drejtori i policisë kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për mediat, ku kanë vënë theksin tek mbështetja që SHBA jep për Shqipërinë dhe forcimin e bashkëpunimit.

“Sapo zhvilluam një takim me ambasadoren, takimi u krye në kuadër të bashkëpunimit që policia e shtetit ka me të gjitha agjencitë ligjzbatuese. E vlerësoj shumë këtë bashkëpunim dhe mbështetje dhe i sigurova zonjës ambasadore se Policia e Shtetit do të jetë në nivelet më të larta të performancën dhe kërkova mbështetje të vazhdueshme që SHBA mund të japë për policinë e shtetit. Jam i bindur se bashkë mund t’ia dalim për të pasur më shumë rend dhe siguri në vendin tone”, deklaroi Nano.

“Pata një takim shumë të mirë me zotin Nano dhe erdha për ta përgëzuar për detyrën e re. Gjithashtu rikonfirmova që bashkëpunimi i SHBA me Shqipërinë mbetet i fortë. Ne do të vijojmë që të kemi sa më shumë mbështetje. Diskutuam mundësinë që policia të rrisë integritetin tek publiku.

Zoti Nano dhe unë jemi mbështetës të prezencës së policisë. Policia merr rreziqe të mëdha duke humbur dhe jetën për të siguruar rendin dhe për të zbatuar ligjet. Gjithashtu rëndësinë mundësinë që të zbatohen ligjet pavarësisht ndërhyrjeve nga jashtë”, u shpreh Kim.