Bota është në alarm për shkak të variantit të ri të koronavirusit të quajtur “Omicron”, të cilën OBSH e ka klasifikuar si shqetësues. Në Evropë, pas Belgjikës, rastet e para janë regjistruar në Holandë dhe Gjermani.
Gjashtëdhjetë e një persona që mbërritën nga Afrika e Jugut në aeroportin Schiphol në Amsterdam rezultuan pozitivë me Covid. Të gjithë personat që rezultuan pozitivë u karantinuan në një hotel pranë këtij aeroporti. Tani autoritetet po analizojnë testet për të parë dhe sa persona të tjerë janë infektuar me variantin e ri.
Rasti i parë në Gjermani me variantin e ri është një pasagjer që mbërriti në Gjermani nga Afrika e Jugut.
“Ka shumë të ngjarë që lloji i ri i koronavirusit të ketë mbërritur në Gjermani”, tha Kai Klose, Ministër i Çështjeve Sociale të shtetit gjerman të Hesse, në Twitter sot, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ai është i izoluar në shtëpi. Shumica e vendeve kanë ndaluar fluturimet nga Afrika Jugore, që kur u zbulua varianti i ri.