FOOTBALL , ENTRAINEMENT DU PSG AU CAMP DES LOGES A LA VEILLE DU MATCH BREST - PARIS SG DE LA 3E JOURNEE DU CHAMPIONNAT DE FRANCE DE LIGUE 1 / MAURICIO POCHETTINO ENTRAINEUR DU PSG , KEYLOR NAVAS , GIANLUIGI DONNARUMMA

Donnarumma është kthyer në tokë.

Pas një Europian të fituar si protagonist absolut, te PSG gjërat nuk po shkojnë siç duhet.

Konkurrenca me Keylor Navas është e komplikuar, Pochettino nuk ka ndërmend të heq dorë nga ish-ylli i Real Madrid. Trajneri argjentinas po i alternon dy portierët dhe kjo situatë nuk pëlqehet aspak nga italiani. Problemet kryesore të ish-yllit të Milan-it është Pochettino dhe marrëdhënia që trajneri ka me Leonardo-n.

Sipas L’Equipe, në fakt, Poch nuk i ka kërkuar as Donnarumma-n dhe as Sergio Ramos. Një prapaskenë e bujshme që vë në dukje një mospërputhje në strategjitë e trajnerit dhe drejtorit sportiv të PSG.