Në periudhën e fundit, ai ka qenë i lidhur ngushtë me Manchester United e PSG, por mendja e Zidane është e graduar ekskluzivisht te kombëtarja franceze. Ky është të paktën rindërtimi i fakteve që bën “Mundo Deportivo” në lidhje me të ardhmen e ish-trajnerit të Real Madridit, ende i papunë qysh pas ndarjes nga “Los Blancos”.
“Zizou” vazhdon të jetojë në kryeqytetin spanjoll dhe ka refuzuar çdo ofertë të marrë nga Premier League (përveç “Djajve të Kuq” u fol edhe për Newcastle United). Arsyeja ka të bëjë me cilësinë e jetës (ai preferon shumë të qëndrojë në Spanjë sesa në Angli), por mbi të gjitha me ëndrrën e tij për të udhëhequr Francën, pasi të përfundojë Kupa e Botës në Katar. Pikërisht atëherë do të skadojë kontrata e trajnerit aktual Didier Deschamps, trashëgiminë e të cilit Zidane dëshiron ta marrë.
Kjo, ndër të tjera, do t’i lejonte atij të vazhdonte të jetonte në Madrid dhe të udhëtonte vetëm për grumbullime e ndeshje. Siç raporton gazeta spanjolle, vetëm një opsion mund ta shtyjë atë të ndryshojë planet, PSG. Nëse një ofertë e domosdoshme vjen nga Parisi, atëherë perspektivat e Zidane mund të ndryshojnë.