Megjithëse në Zvicër rastet e infektimit me COVID po rriten ndjeshëm qeveria atje ka vendosur të pyesë qytetarët për atë që duan të bëjnë. Siç është traditë tashmë në Zvicër, të dielën do të zhvillohet një referendum ku do të votohet për të hequr disa nga kufizimet që janë momentalisht në fuqi. Që prej nisjes së pandemisë, qeveria i ka qëndruar besnike sistemit të demokracisë së drejtpërdrejtë, ku janë njerëzit që thonë fjalën e fundit.

Zvicra asnjëherë nuk ka pasur masat kufizuese drastike. Njerëzit u lejuan të dilnin sa herë që donin ndërsa shkollat u mbyllën për vetëm disa javë. Por verën e kaluar, kur rastet po uleshin ndjeshëm, Zvicra nuk iu kthye lirisë së plotë, siç bënë vende të tjera.

Në vend u fut në përdorim certifikata e COVID-19, ku vërtetohej vaksinimi, testi negativ, apo imuniteti natyral i fituar pas shërimit nga koronavirusi.

Në shtator certifikata e COVID-19, ku vërtetohej vaksinimi, testi negativ, apo imuniteti natyral i fituar pas shërimit nga koronavirusi u bë e detyrueshme për t’u futur në bare, restorante, kinema, muze, aktivitete sportive dhe universitete.