2 mijë pemë të tjera i janë shtuar Parkut të Liqenit në Paskuqan, falë edhe kontributit të qytetarëve. Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili ndau edhe video nga aksioni për mbjelljen e pemëve.

Rama informoi se deri tani në Paskuqan janë mbjellë 4,000 pemë, ndërsa objektiv mbetet pasurimi i parkut me 10 mijë pemë.

“Respekt. 2,000 pemë të tjera i janë shtuar Parkut të Liqenit në Paskuqan, falë edhe kontributit të qytetarëve në aksionin e dytë të madh. Në Paskuqan deri tani janë mbjellë 4,000 pemë dhe shumë shpejt do të arrihet objektivi i pasurimit të parkut me 10 mijë pemë”, tha Rama.
Nëntori dhe dhjetori janë muajt e mbjelljeve të reja, ndërsa pemët që i shtohen mjediseve kontribuojnë në pastërtinë e ajrit dhe ruajtjen e tokës.