Vijon rindëtimi i kopshtit dhe shkollës nga programi i Kombeve të bashkuara për Zhvillim në Shijak. Nga të dy objektet arsimore do të përfitojnë drejtpërdrejtë 340 fëmijë dhe 18 mësues.
Postimi i plotë:
Si një prej bashkive më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, 2019, edhe në ? #Shijak vijon intensivisht puna për rindërtimin e dy objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti: (i) Kopshtit Nr. 2 në qytet; dhe (ii) shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit “Rilindja” në Sallmone, pas përfundimit të të cilëve, ? 340 fëmijë dhe 18 mësues do të jenë përfituesit e drejtpërdrejtë të hapësirave moderne dhe me standarde të larta evropiane ??.?
Të gjitha këto objekte po rindërtohen sipas dy qasjeve kryesore: #RindërtojmëMëMirë dhe #RindërtojmëSëBashku.
? Respektimi i kritereve të sigurisë teknike dhe shëndetit në punë është gjithashtu parim shumë i rëndësishëm i programit. Për këtë arsye, ekspertët trajnojnë dhe monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme punonjësit dhe kontraktorët për rregullat e standardet që duhet të zbatojnë në vendin e punës. Trajnimi i radhës u krye në dy kantieret e mësipërme.
Programi #EU4Schools financohet nga Bashkimi Evropian ?? dhe zbatohet nga UNDP Albania, nëpërmjet të cilit 24.000 fëmijë, nxënës e mësues përfitojnë direkt nga rindërtimi apo riparimi i 63 objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues.
#RindërtojmëSëBashku dhe #RindërtojmëMëMirë shkollat e së ardhmes! ?
European Union in Albania