Nga sot ka nisur shpërndarja në të gjithë vendin e shpërblimit të fundvitit për të gjithë pensionistët. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hodo ka dalë sot në një konferencë për mediat dhe ka dhënë detaje. Hado është shprehur se kategoritë që përfitojnë janë të gjithë pensionistët e pleqërisë, familjarë, të invaliditetit ata që përfitojnë pension social, pension të parakohshëm, ish ushtarakët, përfitojnë të gjithë kategoritë e tjera që kanë dalë para kohe në pension.
“Këtë shpërblim e përfitojnë jo vetëm ata që në momentin që ka dalë vendimi kane qene përfitues, por edhe ata qe mbushin moshën e daljes ne pension nesër apo ne datën 31 edhe ata kane te drejtën e këtij shpërblimi. Të gjithë qytetarët që marrin pensionin në bankë do e marrin në datë 20 dhjetor në bankë, do xhirohen 65 mijë pensione në bankë, kësti mujor i dhjetorit dhe 5 mijë lekë bonus. Sot ka nisur shpërndarja edhe për pensionet e atyre që jetojnë në fshat dhe të gjithë do e marrin deri në fund të vitit bashkë me bonusin. Ata që e marrin në shtëpi që ua çojë posta pensionet, pasi e kanë zgjedhur vetë, automatikisht do u vejë edhe shpërblimi njëlloj si kësti mujor i pensionit. Shpërblimi jepet vetëm një herë. Kemi 745 mijë përfitime se ka qytetarë që marrin dhe pension pleqërie dhe pension si ushtarak dhe invaliditet, shpërblimi është për një njeri, s’mund të jepet për një individ një shpërblim dy herë”, ka thënë ai.
Hado ka folur edhe për mënyrën se si do të shpërndahet.
“Të gjithë ata qytetarë që marrin pension në bankë do ta marrin automatiksi8ht ditën e hënë,. rreth 65 mijë pensione në bankë. Edhe pagesa e pensionit dhe bonusi. Sot ka filluar shpërndarja e pensioneve në fshat dhe do të merren deri në fund të vitit. Të gjithë atyre që e marrin në shtëpi, automatikisht do ta marrin edhe bonusin në shtëpi”, tha ndë të tjera Hado.