Ambasada Amerikane ka uruar 8 Dhjetorin, duke premtuar se do të qëndrojnë në krah të popullit shqiptar ‘ndërsa ata përqafojnë të ardhmen’. Me një mesazh të postuar në profilin e Facebook të Ambasadës së SHBA shkruhet se 31 vite më parë, studentët protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës.

“Sot, ne nderojmë studentët guximtarë të cilët 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie, pluralizmi, ekonomie tregu, lirie fetare dhe lirie të fjalës. Ata kërkuan një Shqipëri “si gjithë Europa”. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojmë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen”, shkruhet në postim.