Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka shpërndarë një postim të ngjashëm me atë të ambasadës amerikane, por me mesazhin direkt për të zgjedhur të ardhmen dhe jo të shkuarën.
Ndoshta ky mund të jetë një sinjal për situatën politike aktuale në vendin tonë, ku Kim bën thirrjen e disatë radhazi për tu shkëputur nga e shkuara duke iu referuar Sali Berishës, i cili të shtunën ka thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së.
“SHBA është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën tuaj për të qenë “si pjesa tjetër e Europës”. Ne jemi krenarë që jemi Aleati juaj i NATO-s dhe mbështetja në BE. Ne duam një Shqipëri më të drejtë, më të fortë, më të pasur. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ecur përpara dhe jo prapa, të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën”, shkruan Kim.