Juventusi shkon në fushën e Bologna për të mos humbur terren më tej. Pas barazimit me Venezia, bardhezinjtë janë për momentin 8 pikë larg zonës së Champions-it. Kjo është arsyeja pse ndeshja e “Dall’Ara” përfaqëson një udhëkryq themelor në sezonin luhatës të skuadrës së Massimiliano Allegrit.
Trajneri nga Livorno, pak më shumë se 24 orë nga ndeshja e planifikuar për të shtunën në orën 18:00, foli në një konferencë për shtyp: “Dybala nuk do të jetë në dispozicion. Paulo nuk ka asgjë, por ishte i lodhur me Malmo, e njëjta gjë në Venezia. Nuk ka rrezik mbi të gjitha, sepse ai nuk u stërvit me ekipin. Do ta shohim për Cagliarin.
Kulusevski nuk ka 90 minuta në këmbë, sepse ka humbur peshë pas operacionit. Ta kesh atë në stol tashmë është e rëndësishme. Chiesa po ecën shumë mirë, ashtu si edhe Danilo. Chiellini vështirë se do të luajë nesër, sepse ka disa shqetësime. Cuadrado mund të luajë edhe mbrojtësin e krahut, edhe anësorin, do të më duhet të kuptoj situatën e De Sciglio, që ka luajtur 2 ndeshje radhazi dhe të martën kemi një angazhim tjetër.
Morata do të luajë, ndërsa duhet të zgjedh njërin mes Kean dhe Kaio Jorge, i cili bëri mirë në Venezia. Do të më duhet gjithashtu të vlerësoj Alex Sandro. Merkatoja e janarit? Nuk ka kuptim të flasim për këtë tani që duhet të luajmë akoma. Klubi do të kujdeset për këtë, por nuk është dimri që i zgjidh problemet. Ne duhet të përmirësohemi, të jemi më cinikë përballë portës kundërshtare.
Unë e shoh dritën në fund të tunelit, edhe pse për momentin jemi prapa në renditje. Duhet të punojmë për t’u përmirësuar, jam shumë i kënaqur me zgjedhjen që kam bërë. Në këtë skuadër ka lojtarë me pak përvojë. Për të fituar, duhet kohë për t’i stërvitur. Na vjen keq që kemi më pak pikë sesa mund të kishim.
Shanset në Champions? Nuk kam menduar për me larg se dy ndeshjet e radhës. Në janar përplasemi me Napolin dhe Romën, duhet të jemi gati. Janari dhe shkurti bëhen vendimtare për të gjitha garat. Le të përqendrohemi të fitojmë ndaj Bologna, pastaj vjen Cagliari. Për vitin e ri do të shohim, gjithçka ndryshon”.