Numri dy i PS, Taulant Balla la të kuptohet në një bashkëbisedim me gazetarët se nëse në krye të PD, kalon sërish Berisha, PS nuk do të ketë bashkëpunim.

“Nuk kam informacion që PD do ndahet, ajo është çështje e brendshme e tyre, urojnë ta zgjidhin në kohë. Shpallja non grata është një shërbim që SHBA i bëjnë Shqipërisë, dhe unë i kam ndjekur të gjitha rastet e shpalljeve non grata, dhe ata janë njerëz që i kanë bërë keq vendit, dhe tani për sa kohë përbetohemi si aleat, duhet ti besojmë fakteve të sekretarit Blinken. Ne kemi nevojë për politikanë që nuk luftojnë me aleatë, se pa SHBA nuk mund të kishim Kosovën e pavarur, dhe pa Willson s’do kishim Shqipëri të pavarur dhe ky nuk është servilizëm”, tha Balla.

I pyetur më tej se çfarë PS do të konsideronte si dhuratë për vitin 2022, drejtimin e PD nga Basha apo Berisha, ai tha:

Ka ardhur koha të mendojmë çfarë mund të bëjmë për vendin, po shohim se si familjet e prekura nga tërmeti po hyjnë në shtëpitë e tyre, se shumica e tyre aso kohe nuk e besonin dot angazhimin e kryeministri Rama, dhe tani jam shumë krenar që po futen në shtëpitë e tyre. Unë nuk jam Nostradamus se kush do të jetë, por unë mendoj që politikanë që kanë 30 vite që i bëjnë dëm vendit, unë mendoj që ka ardhur koha të largohen, prandaj them që në 2022, ku vendi do të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare për anëtarësimin, dhe si i tillë politikanët që i kanë bërë keq këtij vendi mos të jenë pjesë e vendimmarrjes në Kuvend si i tillë. 2022 këta njerëz duhet t’i gjejë përballë drejtësisë dhe jo në kuvend.