Deputeti i PD dhe mbeshtetes i Lulzim Bashes ne perballjen me “Foltoren”, Ervin Salianji i eshte pergjigjur pyetjes nese eshte i korruptuar Sali Berisha apo jo.

“Fakti që ka një vendimmarrje të qartë, përgjigja është e qartë. Vendimi flet në këtë rast. Është artikuluar qartë kur pranohen si arbitër SHBA. E pranon edhe për Penallti dhe për Karton të Kuq.

Padiskutim Basha po provon që po tenton të minojë demokracinë. Nuk po e minon demokracinë Sali Berisha ? Plotësisht. Të gjithë trashëgimia e Berishës, po dëmtohen tani.

A është i korruptuar do e shikojmë. Minues i demokracisë. Absolute me qëndrimet publike të tij. Duke tentuar të minojë opozitarizmin dhe elementëve të demokracisë opozita. Dua të shoh nga e ardhmja”, deklaron Salianji.