Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron planifikon të ndërmarrë veprime ligjore mbi thashethemet e qarkulluara në Twitter se ajo ka lindur burrë dhe jo grua, sipas mediave franceze.
Këtë muaj, pretendimet u përhapën në platformën e mediave sociale se zonja e parë e Francës lindi si një burrë i quajtur Jean-Michel Trogneux.
Gruaja 63-vjeçare e presidentit francez Emmanuel Macron tani do të padisë nxitësit e teorisë së konspiracionit, raportoi gazeta me bazë në Paris, “Le Figaro”.
Për disa ditë në mes të dhjetorit, hashtagu #JeanMichelTrogneux ishte në trend në Francë në Twitter, sipas gazetës prestigjoze “Le Figaro”.
Thashethemet nisën kur revista e krahut të djathtë Faits et Documents botoi një artikull në shtator duke pretenduar se kishte kryer një hetim tre-vjeçar ndaj zonjës Macron dhe se teoria e saj u mbështet nga shumë ekspertë, raportoi gazeta franceze “CNews”.
Nuk është hera e parë që femrat e profilit të lartë në politikë mbahen nga thashethemet e rreme rreth seksit të tyre.
Pretendime të pabazuara kanë qarkulluar në internet se ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama, ka lindur burrë, me emrin Michael Lavaughn Robinson.
Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern thuhet gjithashtu se ka qenë viktimë e teorive konspirative për seksin e saj.