Një aksident raportohet të ketë ndodhur sot në mbrëmje në Pukë.

Një automjet ka dalë nga rruga në Munellë të Gjegjanit, teksa një person rezulton i zhdukur.

“News 24” raporton se në makinë ka qenë edhe gazetari Alfred Lela, i cili mësohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gazetari ka qenë në automjet bashkë me dy alpinistë.