Aktorja e filmit “Parasite”, Park So Dam po lufton me kancerin. Ylli koreano-jugor, e cila luajti motrën Ki Jung në filmin fitues të çmimit “Oscar”, u diagnostikua me kancer papilar të tiroides, tha agjencia e saj, “ArtistCompany”, për CNN. Kompania shtoi se Park, 30 vjeçe, e mori lajmin gjatë një kontroll shëndetësor dhe tashmë ka kaluar një operacion.

Park po bëhej gati të promovonte filmin e saj të ardhshëm “Special Delivery”, por sëmundja e saj ndryshoi planet e saj dhe e la atë “shumë të zhgënjyer”, sipas deklaratës.

“Park So Dam do të fokusohet në rimëkëmbjen e saj në mënyrë që ajo t’ju shohë të gjithëve e shëndetshme në të ardhmen, dhe “ArtistCompany” gjithashtu do të bëjë çmos për ta ndihmuar aktoren të rikuperojë shëndetin e saj”, thuhet në deklaratë. Mesazhi falënderoi gjithashtu bashkë-yjet e saj dhe ekipin për “tejkalimin e kësaj kohe të vështirë së bashku”.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, lloji i kancerit fillon në gjëndrën tiroide, e cila krijon hormone që ndikojnë në metabolizmin e një personi, temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.

“Kanceri i tiroides zakonisht diagnostikohet në një moshë më të re se shumica e kancereve të tjera të të rriturve. Dhe gratë kanë tre herë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer në tiroide sesa burrat. Shumica e kancereve të tiroides mund të trajtohen me sukses”, thuhet në faqen e internetit të shoqatës.