Zjarret pyjore kanë gjunjëzua pjesë të tëra të shteti amerikan të Kolorados, ku dhjetëra mijëra vetë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre e qindra banesa janë shkatërruar nga flakët.

Të pamërshirshme, këto të fundit janë përhapur shpejt duke zhuritur sipërfaqe të mëdha toke ne Boulder County, në veri të Denverit. Zyrtarët nuk e përjashtojnë mundësinë e vdekjeve dhe lëndimeve nga zjarret që vazhdojnë pa fre përhapjen.
Guvernatori shtetëror, Jared Polis, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se këto zjarre “janë një forcë e vertetë e natyrës.” Nuk është cështja cfare burimesh kemi ne, nuk i bëjmë dot ballë vetëm. Në këtë pikë, po shpresojmë që erërat të ndryshojnë dhe hovi i flakëve të bjerë”, është shprehur ai. Erëra që mbërrijnë shpejtësinë 169 kph kanë nxitur përhapjen e flakëve në të gjithë rajonit i cili më herët ishtë pllakosur nga një thatësirë historike.
Një pjesë e zjarreve erdhën pikërisht si pasojë e rrëzimit të disa shtyllave të tensionit të lartë nga erërat e furishme, e tani, rrezikojnë të shndërrohen ndër më të shkatërrimtaret që ka parë ndonjëherë ky shtet në historinë e tij. Në pjesë të tjera të SHBA-së, viti i ri po hyn me paralajmërime për stuhi të fuqishme, disa prej të cilave pritet të godasin edhe zona që u goditën nga tornadot dy javë më parë, thote CNN, duke theksuar rrezikun sidomos për Arkansasin, Kentuckyn e Tennessee, ndersa reshje të dendura dëbore priten mëngjesin e së shtunës në Wyoming e New Mexico.