Inter tashmë bëhet ekipi tjetër i radhës në Seria A që preket nga Covid-19.
Dje zikaltërit kryen teste molekulare për të ditur nëse ka lojtarë të prekur nga virusi apo jo.
Pak çaste më parë kanë dalë përgjigjet ku rezultojnë pozitiv 3 lojtarë.
Dzeko, Satriano dha Cordaz janë lojtarët pozitiv tek Inter.
Lojtarët janë të izoluar në shtëpi dhe po ndjekin protokollin e caktuar.