Në prag të largimit nga Beogradi ambasadori amerikan Anthony Godfrey është shprehur se ‘Ballkani i Hapur’ është faktor kyç për Serbinë.

“Ne mbështesim integrimin ekonomik rajonal, siç është Ballkani i Hapur, dhe do të jetë një kohë emocionuese përpara”, u shpreh Godfrey.

Ambasadori amerikan tha se qëllimi i nismës ‘Ballkani i Hapur’, është qarkullimi i lirë i njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Ky proces sipas kryediplomatit amerikan në Beograd është vendimtar për të ardhmen europiane të Serbisë dhe të gjithë rajonit.

“Ne mbështesim planin për një ‘Ballkan të Hapur’ gjithëpërfshirës për të siguruar qarkullimin e lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve”, shkruan Godfrey.

Ai gjithashtu përgëzoi Serbinë për përparimet në njëzet vitet e fundit.

“Ka ende shumë sfida në Serbi për momentin. Jam i kënaqur që Bashkimi Evropian ka hapur disa kapituj dhe se Serbia do të vazhdojë rrugëtimin e saj për në BE. Pengesa tjetër është kompletimi i reformave gjyqësore, përmes referendumit që po vie, dhe ajo është tejet e rëndësishme”, ka deklaruar Godfrey.