Ancelotti me të tjera sinjale: “Mbappe dhe Haaland do të donin të luanin në Santiago Bernabeun e ri”
Carlo Ancelotti është rikthyer të flasë për Kylian Mbappen dhe Erling Haalandin.
Në një intervistë për AS para festave të fundvitit, Ancelotti u pyet nëse në stadiumin e rinovuar në Santiago Bernabeu do të donin të luanin Mbappe e Haaland.
Përgjigjja e tij ishte: “Natyrisht që po, por e ardhmja e këtij ekipi është e shkruar tashmë”.
“Nuk e di se çfarë do të bëjnë ata…. shpresoj që trajneri të jetë i njëjti siç është sot”.
“Sido që të jetë, e ardhmja e Madridit tashmë është shkruar me ekipin aktual dhe të rinjtë që do të vijnë. Nuk ka asnjë dyshim që Reali do të garojë në nivele të larta për një kohë të gjatë”.