Anxhela Peristeri ka përfaqësuar vendin tonë në Eurovision e vjetshëm, të mbajtur në Rotterdam. Ajo këndoi këngën “Karma”, e cila arriti të kualifikohej në finale, duke u renditur kështu në vendin e 21. Kënga ishte me tekst të Olti Currit dhe kompozim të Kledi Bahitit.
Ndërkohë, disa muaj para mbajties së festivalit të “Eurovisionit” për vitin 2022, faqja zyrtare e tyre në Instagram ka bërë me dije se kush janë shpallur pesë artistë të nominuar si pesë vokalet më të mirë të edicionit të fundit. Anxhela Peristeri është renditur në listë së bashku me Gjon’s Tears, këngëtarin shqiptar që përfaqësoi Zvicrën, Destiny (Malta), Eden Alene (Izrael) dhe The Black Mamba (Portugali).
Festivali i “Eurovision” ka njoftuar se votimi për të shpallur fituesin e vokalit më të mirë të edicionit të vitit 2021, do të realizohej falas, me anë të komenteve pikërisht në postimin e tyre në “Instagram”.
Duke i uruar suksese Anxhelës, ju ftojmë të komentoni të gjithë për ta votuar.
Rikujtojmë se mbrëmjem e sotme është finalja e “Festivalit i 60-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar”, ku do të shpallet fituesi dhe përfaqësuesi i Shqipërisë në “Eurovision”, i cili do të mbahet në Torino të Italisë.
Pretendetët kryesorë sipas publikut janë Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj.