Kompania teknologjike “Apple” pritet të bëhet kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arrin një kapitalizim tregu prej tre trilionë dollarësh. Aksionet e Apple u rritën me rreth 1% të hënën, përkatësisht në rreth 181,75 dollarë., shkruan CNN.
Vlera e tregut të Apple për herë të parë kaloi pragun e 1 trilion dollarëve në gusht 2018 dhe kaloi 2 trilion dollarë në gusht 2020. Aksionet e Apple janë rritur me më shumë se 35% vetëm këtë vit. Kompania ka përfituar nga kërkesa në rritje për iPhone 13 dhe modele të tjera më të vjetra, si dhe shërbimet e abonimit si Apple Music, Apple TV+, iCloud dhe App Store, shkruan abcnews.al
Shitjet u rritën me gati 30% në më shumë se 83 miliardë dollarë në tremujorin e fundit. Kompania ka gjithashtu 191 miliardë dollarë para të gatshme. Microsoft ( MSFT ) tani vlen rreth 2.6 trilion dollarë dhe vlera e tregut të Google, Alphabet ( GOOGL ) është rreth 2 trilion dollarë. Më pas vjen Amazon, e cila ka një kapital tregu prej 1.7 trilion dollarë, dhe Tesla e Elon Musk ( TSLA ) , me vlerë 1 trilion dollarë.