Moderatorja e njohur, Arban Osmani, ka publikuar në rrjetet sociale një bisedë me ish-drejtorin e Përgjithshëm të televizionit ku ajo bën pjesë, Top Channel, Ben Blushi.Në bisedën e publikuar nga Arbana, shihet se Blushi vijon ta përgëzojë moderatoren për punën, pavarësisht se nuk është më nën drejtimin e tij. “Arbana duhet të shkëlqesh sot, jam i bindur që do e bësh, suksese,”– shkruan Blushi në mesazhin e tij, siç duket para spektaklit të Big Brother. “Faleminderit shumë Beni, do shkëlqejmë të gjithë, jam e bindur,”- i përgjgjet Osmani.

“Edhe ti, edhe Eduarti keni qenë fantastikë, çfarë reagimesh ka pasur,”– vijon Blushi. “Thank you (Faleminderit), “– shton moderatorja duke treguar se me Blushin ruan një marrëdhënie fantastike.