Gjatë një bisede me Saren, Arbri është shprehur se është ndier shumë keq nga fjalët që i ka thënë Einxhel.
“E di sa keq jam ndier kur më tha që nuk më ka përqafuar kurrë edhe vetëm unë e paskam përqafuar atë”, tha Arbri.
“Edhe armikun më të keq të kishte pasur nuk do ishte sjellë kështu”, i tha Sara.
“Nëse unë them se më pëlqen Einxhel 100 përqind unë të gënjej se nuk jemi akoma në atë fazë, tjetër gjë është kur e vlerëson si njeri, është e zgjuar edhe mua njerëzit e zgjuar, njerëzit që dinë të flasin mua më lejnë përshtypje më shumë sesa fiziku i një personi. Jashtë është shumë e lehtë të mbash shoqëri kurse këtu brenda është më vështirë edhe ja nis të kesh edhe një ndjenjë mund ta quaj”, tha Abri.
“Po ke nevojë se këtu je midis katër mureve edhe vetëm njëri-tjetrin kemi.Mua më vjen shumë çudi se Einxhel edhe atë natë që ishim në Prime binte në kundërshtim me fjalët e saj”, i tha Sara.