Ardit Çuni ka folur së fundmi për planet muzikore pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. Pas bashkëpunimit me Çiljetën, këngëtari ka zbuluar se së shpejti pritet të sjellë dhe dy balada. Në njërën prej tyre do të ketë dhe një personazh mjaft të dashur, Beniadën, e cila ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother.

Gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme, Arditi arriti të krijonte një raport shumë të ngushtë me Beniadën. “Do bëhemi gati për 2 balada. E para shpresoj që në fund të Janarit. Dua që në videoklip të kem një personazh shumë special, ajo është Beniada.

Mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani ndahet nga i dashuri italian pas 6 muajsh dhe u rikthehet pozave hot si beqare – Ballkani.info

Kjo është një ndër këngët e mia më të veçanta, që ka dy vite që pret në sirtar. Besoj që është ndër ato balada më të bukura që unë kam krijuar. Mendoj që Beniada do ishte pjesa e fundit e ‘puzzle-it’ që i mungon kësaj kënge.”, u shpreh Arditi.