Presidenti Ilir Meta pas një jave me sulme ndaj qeverisë sa i përket buxhetit të shtetit ka zgjedhur të shkëputet dhe të kalojë pak kohë nëpër male.

Ai ka zgjedhur që fundjavën ta kalojë në një vend malor. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka hedhur një foto të tij, pranë një fshati, ndërkohë që e ka shoqëruar me mbishkrimin: Diell dhe borë.