Në konferencën për mediat, ku foli për arrestimin e ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka nga SPAK për korrupsion, Basha tha se edhe në ish qeverisjen e PD ka patur korrupsion, për të cilin theksoi se janë të vendosur ta luftojnë.
“Edhe ish qeverisja e PD ka patur korrupsion. Jemi të vendosur ta luftojmë atë. E di që shpesh kjo retorikë mund të duket bajate, sespe edhe ish-qeverisja e PD ka patur pjesën e saj në këtë plagë të madhe për gjithë shoqërinë!!!
Por ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe, dhe te zgjedhim të ardhmen që vetëm ne mund ta sjellim për shqiptarët!” u shpreh Basha.