Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet në Gramsh-Kodovjat, në Qesarat, tek arrat në Lazarat dhe në Qafë Muzinë, në Qafë-Thanë ka rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës.
“Menjëherë grupet e punës po punojnë për pastrimin e këtyre akseve duke vendosur edhe sinjalistikën provizore”, bën të ditur ARRSH-ja.
Sipas ARRSH-së, drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në ditët me reshje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë.