I veçantë në krijimtarinë e tij, Vasillaq Kolevica, mjeshtri i poçarisë mirëpriti në ambientet e punishtes një grup të rinjsh nga Gostivari. Prej vitesh, Kolevica ruan traditën e punimeve në qeramikë, ndërsa shprehet se ky zanat nuk duhet të humbasë.

“Është hera e dytë që në po e praktikojmë në Korçë. Një rradhë kemi qenë në Gostivar, dhe punam dhe bëmë një goxha eksperiment dhe shumë vepra i kemi në Gostivar.”-tha ai.

“Pasioni për qeramikën ka qenë për shumë vite. Kam marrë një klasë në gjimnaz dhe më ka pëlqyer aq shumë, por nuk kam patur kohë ta ushtroj.”-shprehen të rinjtë.

Për skulptorin Xhezair Rexhepi qëllimi i Workshop-it, është ruajtja e traditës së këtij profesioni të veçantë edhe tek moshat e reja.

“Unë si artist, e ndjeva që duhet të rifillojmë të bëjmë gjëra që ndoshta i kemi harruar, por që janë shumë të vlefshme dhe çdo gjë niset nga kjo këtu, nga ky zanat. Gjithçka moderne është prej qeramike”-tha Rexhepi.

Pas Gostivarit, ky është viti i dytë i organizimit të një workshopi në punishten e mjeshtrit të qeramikës Vasillaq Kolevica në fshatin Asdren të Korçës. (Shqiptarja.com)